Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të martën kanë zhvilluar takimin e fundit të ndërmjetësuar nga BE për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
Ndonëse nga takimi dolën pa finalizim të ndonjë prej marrëveshjeve të diskutuara, palët u shprehën optimiste se ka përafrim qëndrimesh.
Ndër temat më kryesore që është duke u diskutuar kohës së fundit, është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, asociacion për të cilin Kosova po insiston që të ketë përgjegjësi të një OJQ-je, ndërkaq Serbia po insiston që ky asociacion të ketë përgjegjësi më të mëdha sesa që kanë komunat aktualisht në Kosovë.
Mirëpo, burime të Koha.net, të afërta me takimin e djeshëm, kanë bërë me dije se palët janë dakorduar “100 për qind” për të gjitha marrëveshjet, atë të Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave Serbe, telekomunikacionin, energjetikën dhe barrikadën mbi urën e Ibrit në Mitrovicë dhe se të hënën pritet vetëm nënshkrimi i tyre.
“Palët janë pajtuar 100 për qind për të gjitha çështjet që janë diskutuar në takimin e djeshëm. Të hënën do të mbahet takimi i radhës ku vetëm do të bëhet nënshkrimi i tyre”, ka thënë ky burim për Koha.net.
Ndërkaq, po i njëjti burim ka theksuar se marrëveshjet janë që të gjitha në favor të Kosovës.
“Mund të ju garantoj se çështjet për të cilat është dakorduar ditën e djeshme, marrëveshje të cilat do të nënshkruhen të hënën, janë që të gjitha në të favor të Kosovës. Nuk mund të ju jap detaje tjera për momentin”, ka shtuar burimi i afërt me takimin e djeshëm mes dy kryeministrave, Mustafa e Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Zyrtarisht, kryeministri Mustafa ka thënë se qëndrimet me palën serbe për temat e diskutuara janë përafruar mirë, porse ka theksuar se grupet punuese janë ende duke punuar deri në finalizim të marrëveshjeve. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe homologu i tij serb, Vuçiq.
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...