Të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën e Fushë Kosovës.
Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, Komuna ka njoftuar se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor.
Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mësimor ishte shtyrë pas situatës së vështirë të krijuar nga vërshimet në disa komuna.
Pas përmirësimit të motit dhe qetësimit të situatës së krijuar nga vërshimet, më 12 janar nxënësit në shumicën e komunave të Kosovës janë kthyer në bankat shkollore, duke nisur gjysmëvjetorin e dytë të procesit mësimor. Por, në tri komuna mësimi ishte shtyrë për shkak të dëmeve, mungesës së ngrohjes dhe vështirësive në qarkullim.
Vonesa dyditore kishte në Komunën e Malishevës dhe atë të Drenasit, por edhe në disa fshatra të komunave të tjera të prekura nga vërshimet.
Por, vetëm në Komunën e Fushë Kosovës mësimi fillon me një javë vonesë.
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...