Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kryeparlamentari Kadri Veseli tregoi para mediave se çfarë është vendosur gjatë mbledhjes.
Ai përmendi edhe bllokimin e seancës së sotme.
“Sot, në seancën plenare patëm një bllokadë të pajustifikueshme. Kam kërkuar edhe një rrugëtim nga kolegët e opozitës. Shpresoj dhe besoj se do të ketë një mirëkuptim, ideja jonë është që ligjet që janë në interes të qytetarëve të kalojnë në Kuvendin e Kosovës dhe të mos kemi bllokada që janë të panevojshme”, tha Veseli.
Ai u deklarua edhe për kërkesën e Partisë Socialdemokrate në lidhje me dialogun.
“Besojmë se të hënën do të kemi një situatë shumë më ndryshe dhe të njëjtën kohë do të kemi debatin, të hënën do të kemi seancën e re për dialogun. Dialogu duhet të na bashkojë e ka rolin e veçantë. Kuvendi do të ketë rolin e vet në këtë proces dhe për atdhe të gjithë institucionet pozitë e opozitë”, tha Veseli.
Seanca sipas Veselit do të mbahet të hënën në orën 11:00.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...