Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj ka dhënë detaje për rastin ku dyshohet se janë helmuar nga ushqimi disa persona në Malishevë.
Vishaj në një deklaratë për Arbresh.info ka thënë se gjithsej janë 12 pacientë që po trajtohen dhe mosha e tyre mesatare është 8 deri 48 vjeç.
Tutje ai ka theksuar se gjendja e përgjithshme është stabile dhe ka mjaftueshëm barna për tu trajtuar.
“Kemi marr edhe mbështjetje edhe nga menanxhmenti i ShSKUK-së. Në bazë të të dhënave klinike dyshohet që bëhet fjalë për salmonoroz, por jemi në pritje nga raporti i ShSKUK-së”, ka shtuar ai.
Mbrëmë Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media ka njoftuar se rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se personat janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit.
“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqim, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”.
Lexo edhe:
Shkon në 110 numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...