Bora që ka rënë gjatë natës së mbrëmshëm dhe që ka vazhduar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka shkaktuar probleme në lëvizjen e automjeteve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë sezonit të dimrit ka pasur disa intervenime në largimin e borës nga rruga.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës, nuk ka krijuar ndonjë vështirësi në lëvizje të automjeteve.
Behra thotë poashtu se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, ka pasur disa intervenime për largimin e borës nga rruga dhe më këtë mund të konfirmoj se të gjitha rrugët në nivel të Komunës së Rahovecit, janë të kalueshme dhe në vazhdimësi jemi duke e përcjellë situatën që nëse ka nevojë të intervenohet, do të intervenohet me kohë./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...