Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma policie

16:14 | 26 Mars 2026
E.G

Një person është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimet për vjedhje. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimin e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

Policia thotë se në kuadër të hetimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”. Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimin e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin”, thotë Policia, të cilit njoftim i kanë bashkëngjitur edhe fotografi ku shihen uniformat policore që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale