Njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në dy aksione të ndara dje kanë arrestuar janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(gjatë vitit 2023).
Pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar:
– A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve.
Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi:
– S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshojet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit. /Arbresh.info/
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten