Një person ka humbur jetën të mërkurën në Skenderaj, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rastin.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen një ditë më pas.
Sipas raportit, të arrestuarit janë babë e bir, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar një kallashnikov, tri pistoleta dhe dhjetëra fishekë.
“Skenderaj 12.02.2025 – 13:45. Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...