Sot është zhvilluar tryeza e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë, në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, me temën “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.
Zëvendësshefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan vlerësoi përkushtimin e institucioneve kosovare në projektet që synojnë adresimin e dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave.
“Kam kënaqësinë që KiE ka qenë në gjendje të mbështesë këto nisma për të ofruar reagim. Jemi të kënaqur ku ministria e Drejtësisë ka ofruar mbështetje të fortë në këtë projekt. Kjo nuk është punë e lehtë por përkushtimi juaj e ka bërë” , tha ai.
Ai sqaroi se ky program nuk duhet të shihet si një mënyrë për të lehtësuar dënimet e të burgosurve, por si një mjet për t’i mbajtur ata përgjegjës për veprat e kryera dhe për të ndryshuar sjelljet abuzive.
“Programi nuk duhet të shihet si tregues se të burgosurit do të marrin një burgim të reduktuar. Kryerësi i mban përgjegjësit për krimet që kanë kryer të mbajë përgjegjës, programi mbështetet tek viktimat. Dua ta falënderojë bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrin e Drejtësisë për ta luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Për fat të keq shohim se kryerësit hynë e dalin nga burgu dhe programi është i vetëdijshëm që ta ndryshojë këtë sjellje”, tha ai.
Qëllimi i kësaj tryeze, sipas Soykan, është të shërbejë si një platformë për dialog, të theksojë rëndësinë e programit dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e të gjitha palëve për të krijuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj dhunës në familje./Arbresh.info
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...