Raportuesja për liberalizimin e vizave pë Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka shpjeguar hapat e mëtejshëm, pas dritës së gjelbër të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se beson se deri në fund të mandatit të saj në Parlament Europian do të ndodhë edhe vendimi i liberalizimit të vizave, transmeton Klan Kosova.
Në një prononcim të dhënë për Deutsche Welle, ajo thotë se nuk ka më justifikime apo vonesa, nëse ndodhë një gjë e tillë deri atëherë sipas saj fitues do të jenë të gjithë.
Sipas Fajon, ajo do ta japë për votim vendimin menjëherë pas pushimeve të verës në Komunitetin e Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë dhe të Brendshme.
‘’Në javën e fundit të gushtit, unë pres që kolegët të ndjekin rekomandimin tim. Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm. Nëse gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira’’.
Ndër të tjera Fajon thotë se është në duart e Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve të BE për ta pranuar rekomandimin e dhënë ndërsa Komisioni Europian ka vlerësuar përpjekjet e institucioneve të Kosovës.
Gjithësesi që raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon pret që qeveritë e vendeve anëtare të BE-së të reagojnë me përgjegjshmëri.
Ndër të tjera ajo këshillon palën kosovare të vazhdojë dialogun me Brukselin dhe kryeqytetet e BE për të marrë mbështetje të fuqishme dhe besimin e tyre sa i përket vendimit final për liberalizmin e vizave.
‘’Ky është çelësi për suksesin. Kosova nevojitet të ruajë kredibilitetin dhe të ndërtojë aleanca të fuqishme me vendet e BE dhe institucionet e saj’’.
Zgjedhjet në Parlamentin Europian mbahen prej 23 deri më 26 maj 2019, njofton Klan Kosova.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...