Tema kryesore e këtij takimi ishin ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli priti në një takim shefin e Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar ku diskutuan në lidhje ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Kosovës, të cilat duhet të miratohen nga kuvendi i Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli konfirmoi se Kuvendi do ta kryejë funksionin e tij legjislativ konform nevojave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, sidomos ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian, duke i trajtuar ato me prioritet.
Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, sidomos për migrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, që po ndodhë kohëve të fundit.
Seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit sot
Parashikimi i motit për sot
Policia shkatërron rrjetin e trafikut të drogës në Portugali
Rama tregon pamje nga tuneli i Llogorasë: Bukuri të udhëtimi...
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së ...
Lushaku-Sadriu: Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për...