Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Samtit të Brdo-Brijunit është takuar me presidentin shqiptar Ilir Meta.
Sipas Metës në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe u fol edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar.?????”, thuhet në njoftimin e presidentit shqiptar./Arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...