Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim Ministren e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj. Temë diskutimi ishte koordinimi ndërinstitucional në përmbushjen e objektivave të Qeverisë së Kosovës lidhur me agjendën e integrimeve evropiane.
Ministrja Bajrami e informoi znj. Ahmetaj lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë sa i takon zbatimit të programeve që ndërlidhen me integrimet evropiane, sikurse Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda e Reformave Evropiane, etj. Bajrami theksoi se deri tani MTI ka bërë një punë të mirë në arritjen e objektivave që bien në mandatin e saj dhe u zotua se të gjitha obligimet lidhur me agjendën evropiane që janë në kompetenca të MTI-së do të zbatohen me sukses.
Nga ana e saj, Ministrja Ahmetaj falënderoi znj. Bajrami për bashkëpunimin e deritanishëm institucional dhe tha se Ministria e Integrimeve Evropiane do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim për të gjitha institucionet e vendit me qëllim të ngritjes në nivel sa më të lartë të koordinimit institucional në funksion të avancimit sa më të shpejt të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...