Sonte rreth orës 22:00, Kryetari i PDK-së në Prishtinë dhe njëherit zv.ministër i Drejtësisë, Lirak Çelaj është takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një nga trasat verore të një restauranti në qendër të Prishtinës.
Takimi i tyre mund të mendohej për shkak të deklaratave të sotme rreth një lidhje të re nga Çelaj por aty ishte krejt diçka tjetër.
Lirak Çelaj i kontaktuar nga Indeksonline tha se ai bashkë me Shpend Ahmetin, Xhelal Sveqlen dhe Arben Vitien ishin të ftuar në një iftar të organizuar nga Bashkësia Islame dhe pas përfundimit të iftarit, Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë në Komunën i Prishtinës, kishte qenë “mësiti” i këtij takimi për të diskutuar rreth një rregullore e cila do të del në Asamblenë Komunale.
“Ne ishim në një iftar të organizuar nga Bashkësia Islame, e më pas Arben Vitia na thirri që të flasim rreth një rregulloreje në fushën e shëndetësisë, nuk ka pasë asnjë temë tjetër në bisedën tonë”, tha Çelaj.
Edhe pse ishte një ditë me plot artikuj rreth Lirak Çelajt dhe familjes së tij, ai dukej mjaft i relaksuar në komunikim.
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...