Liderët e tri partive opozitare janë mbledhur në ora 20:00. Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj janë duke diskutuar në Kuvendin e Kosovës për veprimet që do ti marrin të premten, kur edhe pritet të votohet Gjykata Speciale.
Takimin e liderëve e ka konfirmuar edhe Bilall Sherifi nga NISMA. Ai nuk ka dhënë shumë detaje, vetëm ka thënë se takimi është duke u zhvilluar edhe se tema e diskutimit është Gjykata Speciale.
“Po. Takimi është duke u mbajtur. Ka të bëjë më dakordimin e veprimeve që do ti marrë opozita ditën e premte. Në këtë takim janë të pranishëm liderët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare”, ka thënë Sherifi.
Opozita në vazhdimësi po e kundërshton themelimin e kësaj Gjykate. Mirëpo, përpos opozitës edhe disa deputetë të PDK-së kanë qenë kundër themelimit të kësaj Gjykate. Madje, para një muaji kur ishte sjellë për votim në kuvend ky projektligj, hiq më pak se 11 deputetë të PDK-së paralajmëruan votën kundër, duke bërë që të shtyhet seanca, me arsyetimin se nuk i kanë të gatshme amendamentet e sjella nga Brukseli.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...