Takohen Kurti e Abbott, diskutojnë për formimin e qeverisë dhe dialogun me Serbinë

18:55 | 26 Shkurt 2021
A Z

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka takuar sot  ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re, menaxhimin me pandeminë dhe dialogun me Serbinë, raporton arbresh.info

Gjithashtu, edhe për dialogun me Serbinë.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosjes :

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, të shoqëruar nga sekretari i dytë politik, z. Richard Le Vay, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Arben Vitia dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori z. Abbott e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses në angazhimin e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë bindjen se qeveria e re do të konsolidohet shpejt, e njoftoi atë me disa prej prioriteteve të saj. Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti.

Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme. Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen.

/arbresh.info/

Të ngjashme