Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ka nisur takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, e ku pas dy takimeve, do të zhvillohet edhe takimi trepalësh, Kurti – Vuçiq – Borrell.
Takimi pritet të fillojë rreth orës 12:45, një ndryshim agjende nga ajo që ishte paralajmëruar më parë nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë sot para mediave se sot do të diskutohet plani i zbatimit, i cili ende nuk ka tekst të përfunduar, rrjedhimisht, s’mund të ketë marrëveshje./arbresh.info
Musliu-Shoshi e bindur: PDK nuk ndërron qëndrim
Mbi 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Serb...
Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Ibër, KF...
Vetaksident në “Qafën e Duhles”, lëndohen dy persona
Flick e dëshiron Rashfordin tek Barcelona
Dua Lipa në mesin e 300 figurave të famshme që kërkojnë armë...