Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë.
E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.
E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.
“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”,- ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.
Për më shumë shikojeni videon e shprendarë:
https://www.facebook.com/AntiSorosTV/videos/317041152191159/

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente