Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.
Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, Kurti i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.
Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.
Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.
Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./arbresh.info

Inter – Liverpool, formacionet zyrtare
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetu...
KRU ‘Prishtina’ njofton për nivelet e ujit në liqenet furniz...
Denys Kostyshyn largohet nga Drita
Ishte në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet 36-vjeça...
“Limi, Limi, Limi” – Bia provokon Albën