Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj sot do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kossnet.
Telegrafi ka mësuar se takimi do të nis rreth orës 12:00, kurse nikoqir do të jetë kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit do të jetë edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Haradinaj kur është pyetur dje në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës, ka thënë se “bora do të shkrihet dikur”.
Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta rrezikojë partneritetin me Amerikën.
Ndryshe sot është thirrur edhe një mbledhje e qeverisë, që do të fillojë nga ora 14:00.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...