Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e Ligjit për Qeverinë. Në takim u bë e ditur se duhet të trajtohen dhe definohen dikasteret e qeverisjes dhe vendosjen e kufijve për numrin e ministrave dhe zv/ministrave.
Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore, ka bërë të ditur se ky Grup Punues, të cilët mbajtën sot mbledhjen e tretë, u dakorduan që në fillim të muajit tetor, të përgatitet një dokument i cili vendos parametrat e Ligjit që rregullon dikasteret, fushën e veprimit dhe numrin e përgjithshëm të tyre.
“Sot mbajtëm takimin e tretë të Grupit Punues për hartimin e Ligjit për Qeverinë. Në takim u diskutuan çështjet që duhet të trajtohen në këtë projekt Ligj, siç janë definimi i sektorëve/dikastereve për qeverisje, vendosja e kufijve për numrin e ministrive dhe zëvendësministrave, fleksibilitetin e tepruar në këtë aspekt dhe kornizën ligjore ekzistuese
Grupi Drejtues u dakordua që në fillim të muajit tetor, të përgatit një dokument i cili vendos parametrat e Ligjit që rregullon dikasteret, fushën e veprimit dhe numrin e përgjithshëm të tyre, duke i siguruar Republikës së Kosovës një qeverisje të mirë dhe efikase”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton Express.
Ai gjithashtu ka thënë se diskutuan edhe mbi kompetencat burimore të Kryeministrit individualisht dhe Qeverisë si Kolegjium, dhe u pajtuan se në fokus të Ligjit për Qeverinë duhet të jetë përputhshmëria me praktikat e vendeve të BE-së, si synim sublim i Qeverisë së Kosovës.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...