Deputetja Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa e cila është në koalicion me LVV-në, ka thënë se sipas të gjitha gjasave do të jenë prezentë me koalicionin e përbashkët me VV-në, në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
“Kryeministri Kurti ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim”, ka thënë ajo.
Kusari Lila ka kritikuar partitë politike të cilat nuk po marrin fare pjesë në procesin e votimit.
“Ata mund të mos pajtohen me votimin e fshehtë, edhe pse mund të sjellë një rezultat tjetër sepse sipas prezantimit dhe vullnetit të deputetëve të partive të tjera, ata tregojnë se s’kanë kundërshti me kandidatin”, ka thënë ajo.
“Po vazhdojnë disa përpjekje jashtë kësaj ndërtese. Siç e pamë përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të ndikuar te tërheqja e vendimit të ZRrE-së. Një përpjekje e cila është për keqardhje, kur dikush me gjithë atë përvojë, nuk e ka të qartë një vendim të pavarur”, ka thënë ajo./rtk
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...