Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur dakordësimin e Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes, në bazë të së cilës qëndron normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
Reagimi i presidentit Begaj:
Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme.
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare