Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Avaicionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, priti në një takim. Vlora Gojani, drejtoreshë e NP Aeroporti i Gjakovës, Agon Dula, këshilltar i ministrit të MZHE-së, Hysen Merovci, nga MIT, të cilët u interesuan për mundësitë e funksionalizimit të këtij aeroporti.
Drejtori Berisha, i falënderoi të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë dhe theksoi se AAC është e gatshme që të ofrojë përkrahjen e nevojshme me qëllim të funksionalizimit të këtij aeroporti. Ai theksoi se AAC ka përgatitur një raport të detajuar në vitin 2016 me të cilin është përshkruar gjendja aktuale në këtë aeroport si dhe kërkesat dhe standardet rregullatorë për funksionimin e tij si aeroport civil. Sa i përket mënyrës së funksionalizimit të këtij aeroporti, i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendos për një gjë të tillë varësisht nga studimi i fizibilitetit dhe rekomandimet përkatëse.
Drejtoresha Gojani, nënvizoi vështirësitë për funksionimin e këtij aeroporti duke përmendur nevojën për mirëmbajtjen e aseteve dhe parandalimin e dëmtimit të tyre, por edhe planet për zhvillim të këtij aeroporti dhe shndërrimin e tij në një aeroporti civil.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...