Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, i shoqëruar nga stafi i tij, ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, me ftesë të këtij të fundit.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe verifikimin e personave në procedura ligjore.
Drejtori Rajonal Pllana shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e tij që bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe Gjykatës të jetë korrekt, profesional dhe në kuadër të kompetencave ligjore, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë është thelbësor për garantimin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në anën tjetër, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, falënderoi drejtorin Pllana për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Policisë në realizimin e detyrave të përbashkëta ligjore.
Të dy udhëheqësit u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes takimeve të rregullta dhe koordinimit të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info/
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...