Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklaratën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani e cila ka deklaruar se “kush do betejë politike me të, betejë do të ketë”.
Tahiri tha se opozita nuk do të ketë betejë, politike por betejën Kushtetuese ajo veç se e ka humbur.
“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese ”, tha ai.
Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast.
Ai tha se Osmani ka bërë shkelje serioze sa i përket kësaj çështje dhe se ato shkelje sipas tij, “mund ta qojnë në shtëpi”.
“Ne e kemi theksuar që na duhet një kohë e që ta bëjmë një analizë që ku tregohet se a ka shkaktuar shkelje presidentja. Tashmë e dimë që ajo ka bërë dy shkelej serioze duke mosdekretuar për 18 muaj kryeprokurorin e shtetit dhe e dyta mos dekretimi i kryeprokurorit. Draftin do ta kemi gati nesër sa i përket kësaj çështje dhe do ta shpërndajmë. Nuk jemi për mi pri bajrakut sa i përket kësaj çështje”, deklaroi Tahiri./eo
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...