Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë për t’ua ulur pagën gjykatësve dhe prokurorëve është antikushtetues dhe se prishi vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë.
Sipas Tahirit, vendimi i Qeverisë Haradinaj mbeti në fuqi me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Për pasojë, më nuk bëhet fjalë për vendim të Qeverisë Haradinaj, por për vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili mund të ndryshohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, apo me amandament kushtetues të përfaqësuesit të sovranit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Për të qenë ironia më e madhe, ky vendim antikushtetues që shfuqizojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese bëhet në emër të kthimit të ligjshmërisë në vend! Imagjinoni, Qeveria si organ politik me një vendim administrativ shfuqizon një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe këtë e bën në emër të rivendosjes së ligjshmërisë”, u shpreh Tahiri.
Tutje, ai tha se ekziston një praktikë e Komisionit të Venecias dhe një standard kushtetues që sipas tij, thotë se pagat në sistemin e drejtësisë mund të ulen vetëm në rast të një krize e recesioni të rëndë ekonomik e financiar, të vlerësuar nga faktorë të brendshëm e të jashtëm.
“Në Kosovë, ky nuk është rasti! Së paku jo për momentin! Këtë që e thotë Komisioni i Venecias, e gjejmë jo rrallë në dispozita kushtetuese të vendeve ish-komuniste, si një garanci kushtetuese. Përtej kësaj, Komisioni i Venecias ka thënë se ulja e pagave në mënyrë arbitrare dhe pa provuar se vendi gjendet në krizë të rëndë ekonomike dhe financiare, përbën ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri i ka bërë thirrje deputetëve dhe Avokatit të Popullit që vendimin e sotëm të qeverisë ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese për kontroll kushtetues./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran