Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për çmimin e naftës, tha se ulja e TVSH-së nuk do të kishte ndikim negativ në buxhetin e shtetit.
Tahiri që drejtoi kritika për Qeverinë, tha se në vend që ta mbrojë qytetarin po e lë atë të përballet me tregun, e shpesh, sipas tij, tregu është i pamëshirshëm.
“Për një litër naftë, Qeveria e Kosovës i merr 18 për qind. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe nëse do të ishte zvogëluar për 50 për qind TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë të planifikuar, për shkak se është rritur çmimi. Asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës, zvogëlimi i TVSH-së për shkak se është rritur çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti po i merr diku rreth 65 cent për litër. Dhe këtë barrë nuk po e merr Qeveria, nuk po do ta marrë Qeveria, por po ia lë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Tahiri tha se Qeveria po hesht e nuk po bën asgjë në këtë drejtim. “Kjo nuk është thjesht një mungesë reagimi, është mungesë përgjegjësie”, deklaroi para deputetëve ai.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...