Integrimi i ish-pjesëtarëve të mbrojtjes civile në institucionet e Kosovës, nuk përbën rrezik për sigurinë e Kosovës, apo bartje të informacioneve të rëndësishme për në Serbi.
“Kjo pasi ata persona nuk do të jenë të punësuar në institucionet e ndjeshme të sigurisë së Kosovës”, tha nëpërmjet telefonit për Tribuna Channel, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Sipas saj, të gjithë ish-pjesëtarët e mbrojtjes civile që kanë vepruar në veri të Kosovës, do të punojnë në institucionet qendrore civile.
“Institucionet ku punojnë këta, janë institucione publike. Pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile nuk do të punojnë në institucionet e ndjeshme siç janë Policia, Forcat e Sigurisë apo shërbimi i inteligjencës. Do të punojnë në institucionet publike ku këto institucione në emër të transparencës dhe llogaridhënies i kanë publike veprimet e tyre nëpër websajtet dhe format e ndryshme. Nuk ka nevojë të ketë dyshime”, tha Tahiri.
Ministrja shtoi se “këta janë qytetarë të Kosovës, por që për fatin e keq të tyre kanë qenë të manipuluar nga Serbia për një kohë të gjatë”.
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...