Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Glauk Konjufcën.
Ai nënvizoi se, dhjetëra herë me votime të ndryshme është dëshmuar që LVV nuk ka partner dhe nuk ka arritur ta formojë një shumicë parlamentare, qoftë edhe me mandatimin e ish-kryetarit të kuvendit
“Vota ndaj tij, është votë ndaj Albin Kurtit, pra nuk dallon asgjë”, tha Tahiri.
“Padyshim qe lidhet edhe me balotazhin e të dielës, ju e dini që edhe herën e kaluar kryeministri Kurti e mori mandatin ditën qysh ditën premte, dy ditë para zgjedhjeve dhe ajo ishte një tendencë e tij me tregu që qeveria Kurti 3 po vjet”.
“Tash e 9 muaj, presidenten gjatë këtij procesi e kemi parë të paangazhuar, tash e ka rritur angazhimin, mendojmë se çdo zvarritje tutje është në dëm të agjendës së Kosovës. Për ne si kryeministri Kurti që është në ikje, sikur kryetari Konjufca janë të njëjtë, nuk dallojnë”, përfundoi Tahiri. /
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...