Ministrja Edita Tahiri, ka thënë se çdo marrëveshje e bërë me Serbinë është nënshkruar mbi parimin e reciprocitetit. Por, ajo ka thënë se ka ngecje të zbatimit të marrëveshjes për shkak se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.
“Ndonjëherë s’është mirë të përmendet kjo por po e them se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Tahiri.
Ajo ka folur edhe për efektet pozitive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në katër plane ka rezultate mjaftë të mira në procesin e dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve ndërfiqnjësore mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog po ndihmon normalizimin”, ka thënë Tahiri. “Po normalizohen katër komunat veriore. Po vendoset ligjshmëria dhe rendi. Një pjesë e banorëve të kësaj pjesë kanë filluar të integrohen në jetën shoqërore dhe publike. Pjesa më e madhe, pra, janë integruar”, ka shtuar me tej ajo.
Tahiri ka thënë se në kuadër të dialogut Kosova dhe Serbia kanë përfituar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici