Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e MCC-së në Washington, të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.
Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin për reformat që janë duke u ndërmarrë në sektorin e sundimit të ligjit, ndryshimet e bëra në legjislacion, nisur nga Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakoja e Ligjeve Anti Korrupsion, Kodi Penal, e deri tek Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministri Tahiri ka potencuar se gjithë këto reforma bëhen për të rritur shërbimet e institucioneve të drejtësisë karshi qytetarëve, me theks të veçantë në rëndësinë e ngritjes së transparencës.
“Andaj, llogaridhënia është shumë e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë. Përveç reformimit të sektorit, duhet të përmirësojmë perceptimin e qytetarëve që kanë për institucionet e drejtësisë, dhe kjo bëhet duke rritur komunikimin mes agjencive dhe institucioneve të drejtësisë, karshi qytetarëve dhe publikut” ka theksuar ministri Tahiri.
Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar se është i interesuar që të intensifikoj edhe më tutje bashkëpunimin me MCC-në, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të jetë pjesë aktive e nismave dhe projekteve që synojnë ngritjen e transparencës, e me të edhe të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, me qëllim të llogaridhënies më të mirë.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...