Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se mos furnizimi i nxënësve me libra shkollor e konsideron si padrejtësi të madhe.
Në fjalën e tij të rastit në foltoren e Kuvendit, Tahiri theksoi se qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën.
“Mungesa e guximit për tu ballafaquar me të vërtetën. E vërteta është se kudo në secilin sektor që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se ne nëse është obligim ligjor që MASHTI tekstet me i dërgua në shkolla, atëherë përse ato nuk janë në shkolla po në librari.
“Ky vendim është skandaloz dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së, tha se mazhoranca ka qasje arbitrare dhe autoritare, e cila sipas tij është verbëruar në gërzhojën e mendimit politik të LVV-së. /Arbresh.info
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...