Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Norbert Pijls, drejtues i projektit DEMOS dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për qeverisjen lokale, ku Tahiri ka bërë të ditur synimet e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se prioritet kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik lokal.
Postimi i plotë:
Zhvillimi ekonomik lokal prioriteti kryesor për komunat në 2019!
Sot, takova znj. Saranda Cana-Pruthi, përfaqësuese e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, z. Norbert Pijls, drejtues i projektit DEMOS dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj.
Sa i përket qeverisjes lokale, janë dy synime kryesore ku do të fokusohet puna e Qeverisë së Kosovës:
Lidhur me këtë, diskutuam për koordinimin dhe mbështetjen e cila do t’i ofrohet Kosovës nga partnerët zhvillimor, ndër më të rëndësishmit, siç është edhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), poashtu në këtë takim u shkëmbyen ide mbi zgjidhjen e problemeve të shumta aktuale që ndërlidhen me nivelin lokal.

Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...