Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka shkruar në lidhje me konferencën për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se duket se prania e e forcave amerikane dje në veri të Kosovës ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media.
Tahiri gjithashtu theksoi se Vuçiqi e ka shtyrë këtë konferencë disa ditë pas bisedimeve në Bruksel, që ajo i quajti të dështuara.
“Prania e forcave amerikane dje në veri të Kosovës duket se ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media, të cilën është duke e shtyer tash e disa ditë pas bisedimeve të dështuara në Bruksel”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...