Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka përgëzuar kolegun e tij Gani Dreshaj për dhuratën që i bëri Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar “Pirolla të qoftë o kolegë i dashtun! “,shkruan arbresh.info.
Deputeti gjithashtu se ka mundësi në të kundërtën do t’i blente edhe ai tanke FSK-së.
“GANI DRESHAJ! Pirolla të qoftë o kolegë i dashtun!
Nuk kam mundesi, se Tenka ju kisha ble aq shumë e meriton kjo ushtri.
Zoti ta ktheftë këtë kontribut që e ke dhënë për shtetin tënd✊?
Ne që jem në kuvend, së bashku me ty, mund të ndodh edhe që ta harrojmë këtë kontribut, por ka që dikush nuk ta harron: POPULLI DHE USHTARËT E FSK-së. Të dashur qytetarë ky gjest duhet përshendetur!”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe pak orë më parë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka bërë të ditur se i ka dhuruar një kamion FSK-së.
Dreshaj në një postim në facebook ka shkruar gjithashtu se kjo është një dhuratë e vogël teksa ka përmendur votimin në Kuvend për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël. Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam. Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë”, ka shkruar Dreshaj./Arbresh.info/
Lexo edhe: Deputeti i AAK-së i dhuron kamion Ushtrisë së Kosovës
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...