Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se Burgu i Sigurisë së Lartë në Republikën e Kosovës është shembull i mirë i funksionimit të respektimit të drejtave të burgosurve.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ku ka parë nga afër funksionimin, menaxhimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve, me ç’rast u shpreh i kënaqur me punën në këtë qendër dhe ka premtuar përkrahje më të madhe në të ardhmen.
“Pavarësisht problemeve që ballafaqohen në aspektin e kushteve të punës dhe çështjeve të sigurisë, këta arrijnë të bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe deri sot Republikës së Kosovës nuk i kanë shkaktuar asnjë problem, asnjë telashe, pavarësisht që ballafaqohen me probleme të rënda” tha ministri Tahiri.
Ai ka theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit dhe të ministrit të Financave për të rritur sigurinë brenda burgjeve. Në këtë aspekt, puna e parë që do të bëhet është rritja e numrit të gardianëve.
“Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë në buxhet edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë. Kërkesa e Shërbimit Korrektues ka qenë diku rreth 80, mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Financave që të shtohen edhe për 40, kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të Shërbimit Korrektues dhe nuk do të kemi probleme”, theksoi ministri Tahiri.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është shprehur i bindur se përkrahja e ministrit do t’iu mundësojë përmbushjen e nevojave që ka ky institucion.
“Ne e morëm një përkrahje shumë të fuqishme prej ministrit. Besoj që në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do t’ia arrijmë qëllimit edhe për staf edhe për pajisje të sigurisë, dhe për të gjitha nevojat që i ka ky institucion”, tha Zogaj.
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...