Google ADS

Tahiri për situatën në veri: Synimi i Vuçiqit është Trepça dhe Ujman

09:46 | 30 Maj 2023
Diellza Gashi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar për tensionet e ditëve të fundit në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se e gjithë situata e bërë në veri është një skenar i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan Arbresh.info.

“Skenari i tij është që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive mbi pasuritë minerale dhe ujin në veri”, tha ajo.

Sipas ish-kryenegociatorës, synimi i vetëm i Vuçiqit janë Trepça dhe Ujmani.

Ish-negociatorja theksoi se Serbia vazhdimisht ka pasur tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës.

“Gjatë shtatë viteve të negociatave në Bruksel, kur isha kryenegociatore Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës, por nuk i kam lënë ta hapin gojën!”, theksoi Tahiri/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme