Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të fotoreporterit, Alban Bujari.
Tahiri thotë se Albani ishte një ikonë e kryeqytetit, duke shtuar se ishte e pamundur të mos e takoje në ngjarje të rëndësishme, i përkushtuar dhe i heshtur.
“Lajmi për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari është shumë i dhimbshëm. Albani ishte një ikonë e kryeqytetit. Ishte e pamundur të mos e takoje në ngjarje të rëndësishme, i përkushtuar dhe i heshtur. Kalimthi, me zë të ulët, ndante mendimin, kritikën apo vlerësimin e tij. Ai i përket brezit të fotoreporterëve që, me fotografitë e tyre, i kanë pasqyruar botës tmerrin e luftës. E në liri, ai i ka bërë të përjetshme momentet historike. I tillë, ai do të mbetet i përjetshëm në historinë e Kosovës”, shkruan Tahiri./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ndërron jetë Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...