Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri tha se kjo parti ka arritur ta pezullojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Eergjisë Elektrike (ZRrE) për shtrejtimin e energjisë elektrike në 100%.
“Partia demokratike e Kosovës përmes një ankese në Gjykatat themelore të Prishtinës ka arritur që ta pezullojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike për shtrejtimin e energjisë elektrike në 100%”, tha ai.
Sipas tij krahas kërkesës së tyre për ta anluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, PDK-ja ka kërkuar që derisa të vie koha që ky vendimin të anulohet, të mirret një masë e përkohshme dhe të ndalohet implementimi i këtij vendimi.
Ai u shpreh se ata që mendojnë se mund të mos e zbatojnë këtë vendim, mund të përballen me vepër penale dhe kjo shkakton pasoja, sipas tij sidomos për anëtarët e Bordit që mund të përfundojnë edhe në burg.
“Sot kur Gjykata ka dhënë vendimin. Kosova më shumë po prodhon e shet se që po importon energji. Nevoja për konsum të energjisë është zvogëluar, andaj nuk ekziston asnjë arsye e vetme që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës. Vendimet e Gjykatës në Republikën e Kosovës janë të obligueshme. Edhe ZrrE-ja në rast të mosrespektimit të këtij vendimi përbën shkelje flagrante dhe vepër penale. Ata që mendojnë se mund të mos e zbatojnë këtë vendim ata mund të përballen me vepër penale dhe kjo shkakton pasoja sidomos për anëtarët e Bordit që mund të përfundojnë edhe në burg”, tha Tahiri./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e 58-vje...
Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes së Belgjikës mbajnë konfe...
Barcelona merr një super lajm për këtë merkato
Osmani nis takimin konsultativ me Pecin
Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të P...
Arsenali ka gati një ofertë për Rodrygon