Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, është shprehur se dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, ia dinë vlerën thelbësore një marrëveshjeje potencialisht të mundshme me Serbinë, ku do përfshihej njohja reciproke.
Kjo pasi që, sipas saj këto dy parti janë trashëgimtare të UÇK-së dhe LDK-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri është shprehur se VV dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ia dinë vlerën, sepse ‘nuk kanë ekzistuar’, në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
“PDK dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke sepse janë trashëgimtare te UÇK-së dhe LDK-së që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kane ekzistuar ne kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...