Tahiri: Paga minimale të jetë 370 euro neto, e 400 bruto

13:21 | 13 Prill 2022
A Z

Besnik Tahiri i AAK-së nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që paga minimale të vend të jetë 264 euro.

Tahiri shkruan se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, dhe 400 euro bruto.

Postimi i plotë i tij:

Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat./arbresh.info/