Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është takuar me Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yvonne Gonzales në Strasburg.
Tahiri përmes një postimi në Facebook u shpreh se takimi me Gonzales kishte për qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes, ka thënë Tahiri.
“E falënderova zonjën Gonzales për mbështetjen që Amerika i dha Kosovës dhe i kërkova të vazhdonte angazhimi i Amerikës në mbështetje të përpjekjeve tona për t’iu bashkuar Këshillin e Evropës. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë”, përfundoi postimin Tahiri./Arbresh.info
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...