Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Institutit Aspen nga Berlini të organizuar bashkë me Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, në Budvë, ku temë qendrore është bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, në aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë, njoftoi shërbimi i informimit i Qeverisë.
Në fjalën e saj, Tahiri mes tjerash ka theksuar se progresi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është i lidhur ngushtë me progresin në marrëdhëniet ndërfqinjësore mes vendeve dhe progresin në integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, çështjet e hapura në rajon janë më tepër të lidhura me raportet fqinjësore mes vendeve dhe të kuptuarit e qartë se fqinjësia e mirë mes shteteve ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe ndërprerjes së praktikave të ndërhyrjes te njëra tjetra, që janë kushte themelore në raportet bilaterale.
Tahiri ka përmendur shembullin e dialogut të Brukselit si një proces që po ndihmon për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal, mirëpo ka potencuar se zbatimi i marrëveshjeve nënkupton ndaljen e ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë dhe jo vazhdimin e saj përmes strukturave paralele komunale.
Serbia në një anë thotë se po zbaton marrëves hjet e Brukselit dhe në anën tjetër vazhdon të përkrahë strukturat paralele komunale në Kosovë, ka thënë Tahiri.
Ajo, po ashtu, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të njohë rezultatet e Kosovës në Dialogun e Brukselit dhe të vendosë sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tahiri ka theksuar se procesi i Berlinit është bërë një faktor i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal në planin ekonomik dhe infrastrukturor, duke marrë parasysh nevojat prioritare për zhvillim ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në gjithë vendet e rajonit.
Gjatë punimeve të kësaj konference, ministrja Tahiri zhvilloi takime bilaterale me përfaqësuesin e Qeverisë gjermane Ernst Reichel, emisar special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA -s, dhe me përfaqësuesin e Qeverisë amerikane, Jan Campbell, zëvendësdrejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit. Në këto takime, ajo kërkoi përkrahje për shpejtimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe rritjen e njohjeve, thuhet në komunikatë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë qeveritarë, politikanë dhe ekspertë nga vendet e rajonit dhe nga Gjermania, SHBA, Austria etj., ndërsa ajo drejtohet nga Rudiger Lentz, Drejtor i Institutit Aspen.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A