Barrikada mbi lumin Ibër hiqet më 1 tetor, por ende ka dallime në qëndrimet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë ministrja për Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.
“Kemi rënë dakord që barrikada e njohur si “Parku i paqes” të hiqet më 1 tetor të këtij viti. Ndërsa, revitalizimi si një projekt i BE-së do të fillojë menjëherë pas heqjes së barrikadës dhe do të zgjasë gjashtë muaj”, ka thënë Tahiri, e cila beson edhe në përafrim të qëndrimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Metodologjia e BE-së në këtë dialog mund të përkufizohet si një rol lehtësues. Deri tash nuk kanë imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi. Por, BE-ja angazhohet që të gjendet zgjidhje që në të vërtetë dy palët do të jenë të kënaqura. Besoj se edhe kësaj radhe do të jetë një proces negociatash ndërmjet BE-së dhe të dyja palëve – Kosovës dhe Serbisë – në mënyrë që të shihet se cila do të ishte ajo zgjidhje e pranueshme”, shtoi Tahiri. /DW/
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj