Shefi i deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë.
Ai pohoi se Kurti nuk mund t’i detyrojë deputetët që të nënshtrohen.
Tahiri ka treguar edhe për numrin e Marrëveshje Ndërkombëtare që PDK-ja i ka përkrahur.
“Sjellja e sotme e Kurtit ishte një sulm direkt e demokracisë sonë. Është sjellje e paprecedent që del kryeministri e të thotë se nuk do të përgjigjet. Nuk mund ta detyrojë deputetin t’i nënshtrohet dikujt. Prandaj angazhimet e Kurtit janë për të instaluar një lloj diktati”.
“Nga marsi i vitit 2021, numri i marrëveshje që i kemi votuar është 50 sosh, ndërsa vlera në total arrin diku 850 milionë euro”, tha Tahiri, teksa vazhdoi me kundërshtitë për pushtetin.
“Ky është edhe i paditur, është i papërgjegjshëm. E shihni inflacionin, bllokimin e investimeve kapitale, prandaj do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme demokratike”./eo
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...