Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka prezantuar Projekt Kodin e Ri Penal.
“Sot prezantova Projekt-Kodin e Ri Penal të Republikës së Kosovës para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ky Projekt-Kod i Ri Penal është një prej akteve legjislative më të rëndësishme të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, i cili ka kaluar nëpër një proces jashtëzakonisht transparent, profesional dhe gjithëpërfshirës” ka shkruar Tahiri.
Ministri Tahiri ka theksuar se ky draft i konsoliduar adreson probleme konkrete, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shënuar progres të lartë në sistemin e drejtësisë. Andaj, ka kërkuar nga deputetët mbështetjen dhe miratimin e këtij Kodi, që reflektohet edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
“Ky akt legjislativ paraqet draftin e konsoliduar dhe progresiv, që në njërën anë adreson zgjidhjen e shumë problemeve konkrete me të cilat përballet shoqëria jonë siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndërsa në anën tjetër, shënon një progres të lartë në sistemin e drejtësisë. Prandaj, si ministër i Drejtësisë, shpresoj në mbështetjen dhe konstruktivitetin e anëtarëve të Kuvendit që të përkrahin këtë akt legjislativ, i cili përveç se do përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative si dhe nevojat e institucioneve të zbatimit të ligjit për parime të qarta dhe siguri juridike për qytetarët tanë, reflektohet drejtpërdrejtë edhe në procesin e liberalizimin të vizave” ka përfunduar Tahiri.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...