Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se afera që e partia e tij ka prezantuar dje për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove nga ministrat Damka dhe Gërvalla, shfaq vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin.
Tahiri ka thënë se keqpërdorimet dhe aferat tjera tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe papërgjegjësinë karshi ligjit dhe qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lere më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës.
Dy ministra protagonistë të një afere të tillë, Ministrja Gërvalla Schwarz dhe Ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm ndaj një OJQ-je.
Kjo aferë, përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaqë edhe vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato.
Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm i këtyre dy ministrave, ngjashëm si edhe afera të tjera korruptive që i kemi ngritur më parë e që po dalin në shesh për çdo ditë, tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve./arbresh.info/
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...