Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se Kosova është duke forcuar rolin dhe ndikimin e saj rajonal në fushën e sundimit të ligjit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësia e plotë e gjyqësorit, paralelisht me përgjegjësinë e tij janë dy parime që mundësojnë funksionim demokratik të mekanizmave të drejtësisë.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës është duke forcuar rolin dhe ndikimin e saj rajonal në fushën e sundimit të ligjit. Në Forumin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Ballkanit Perëndimor për fushën e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme që po mbahet në Sofje, sot do të ndaj me homologët fqinj dhe ata nga vendet e BE-së, reformat që jemi duke ndërmarrë në fushën e drejtësisë. Me theks të veçantë do flas për masat që do sigurojnë pavarësinë e plotë të gjyqësorit, rritjen e efikasitetit të punës, si dhe rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtij sektori. Pavarësia e plotë e gjyqësorit, paralelisht me përgjegjësinë e tij janë dy parime që mundësojnë funksionim demokratik të mekanizmave të drejtësisë. Jam tejet i përkushtuar që fuqizimi i sundimit të ligjit të kalojë në një dimension të ri, që qytetarët të rrisin besimin në organet e drejtësisë dhe që drejtësia të mos ketë alternativë tjetër.
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...