Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.
Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë. Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.
“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si Grup Parlamentar ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”.
“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.
Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë ku...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës